jueves, 19 de febrero de 2015

ESCULTORES Y OBRAS POR PAÍSES

ESCULTORES DE ALBANIA : Idriz Balani nacido el 3 de octubre de 1953 en KonispoliDistrito de Sarandë, es un escultor albanés residente en Durrës.- .......................................:http://es.wikipedia.org/w/index.php?title=Especial:Libro&bookcmd=download&collection_id=de1d382251120696fb3f6670707ca8d4e6c479ff&writer=rdf2latex&return_to=Idriz+Balani









Veli Blakçori 
Tetë bocete të reja janë propozuar për monumentin e Ismail Qemalit në fazën e dytë të tij. Ilirjan Shima, Idriz Ballani, Ardian Pepa dhe Veli Blakçori kanë sjellë secili dy variante të monumentit: një shtatore dhe një Ismail Qemali të ulur. Kjo ishte kërkesa e jurisë, pasi zgjodhi 5 skulptorë që të ripropozonin bocetet. Niveli i ulët artistik, moskuptimi i figurës së Ismail Qemalit dhe disa gabime historike, qoftë edhe të rekuizitës së kohës, e çoi jurinë në vendimin e shtyrjes së këtij konkursi. Pjerin Kolnikaj është tërhequr nga konkurrimi në fazën e dytë, duke arsyetuar se nuk e shihte të arsyeshme të ripropozonte një vizion të tij mbi këtë figurë historike. Juria (Hektor Dule, Rubens Shima, Ali Oseku, Kaliopi Naska, Gjergj Bakëllbashi, Enton Derraj dhe Suzana Varvarica Kuka) është mbledhur dje për të marrë në shqyrtim 8 bocetet e katër skulptorëve në konkurrim. Vendimi i tyre nuk do të bëhet publik, por do t’i përcillet Komisionit Shtetëror për Festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Por shtyrja e konkursit duket se nuk ka dhënë rezultatin e pritshëm. Të katër skulptorët paraqesin sërish probleme në portretitizimin e Ismail Qemalit. Në këtë fazë të dytë mungojnë elementet simbolike, si flamuri, deklarata e pavarësisë apo pena, të përdorura në masë nga pjesa dërrmuese e konkurrentëve në fazën e parë e shpesh edhe në mënyrë qesharake. Nga njëri portret te tjetri, nuk gjen përfytyrimin e kërkuar të burrit që vuri themelet e pavarësisë. Nuk e gjen as te bocetet ku ai është ulur, ndonëse në këtë rast artistët kanë pasur më shumë kujdes të mos ekzagjeronin elementet e karrigeve, të cilat ishin tepër luksoze herën e shkuar. Po a mund të jetë një nga këto bocete i denjë për monumentin e Ismail Qemalit? Me plot gojën nuk mund të pranosh asnjë. Teksa qëndron përballë tyre, asnjë nuk të ofron kënaqësinë estetike dhe shijen e një monumenti të bërë mirë. Pas konkursit për monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë, rasti përsëritet me monumentin e Ismail Qemalit. Mungojnë potencialet artistike? A ka ndikuar situata e vazhdueshme konfliktuale mes Akademisë së Arteve dhe Galerisë Kombëtare të Arteve? Fakti është që edhe kur disa monumente të munguara kërkohen të realizohen, nuk janë ashtu si duhet. Ky do të jetë i pari monument që i kushtohet Ismail Qemalit dhe do të vendoset në Tiranë. Vendi i propozuar është te rruga “Ismail Qemali” në krah të zyrave të Kuvendit. Pas fazës së parë, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima, pati pohuar se konkursi do të shtyhej sërish nëse juria nuk do të vendoste për një fitues. Ndonëse ende nuk kanë caktuar një përfundimtar, pas mbledhjes së djeshme, Shima konfirmoi se fituesi do të zgjidhet mes këtyre 8 boceteve të propozuara. Në këtë rast, do të kemi një monument të Ismail Qemalit, por jo një vepër arti të denjë për këtë figurë historike shqiptare.

  

No hay comentarios:

Publicar un comentario